VIDEO/ Bjellorusia merr veten pas humbjes me Shqipërisë, gafa e Kazakistanit i jep 3 pikët

Bjellorusia duket se e ka lënë pas atë humbje me Shqipërinë në Minsk, ku u mposht pastër 0-2. Por reagimi ka qenë i shpejtë, teksa ditën e sotme kanë rrëmbyer 3 pikët e para kundër Kazakistanit. Rezultati shënonte 1-2 në fund të takimit, me bjellorusët që nuk humbasin kohë për të treguar se cilët janë rivalët e kuqezinjve të Rejas për kreun.

Pjesa e parë u mbyll në paqe, ndërsa me fillimin e 45 minutave të dyta ishin miqtë që gjetën avantazhin falë Bordachev. Kazakët barazojnë vetëm 9 minuta më vonë, por në fund është Visakovich ai që vulos edhe fati ne takimit me golin e tij pak para përfundimit të kohës së rregullt. Në fakt ishte një gafë e Kazakistanit, ku lojtari i tyre kthen topin pas me duar nga një rivënie anësore. Adresa ishte për portierin, por harron pa llogaritur kundërshtarin që ishte i gatshëm të shfrytëzonte çdo gabim të mundshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online