Pretendimet e Vllaznisë kundër arbitrit, reagon Renato Malota: Një sqarim për ata që mendojnë se goli ishte i rregullt

Vllaznia kishte shumë pretendime për arbitrin pas ndeshjes me Laçin. Shkodranët dominuan takimin, por në fund u mundën me shifrat 1-0 falë golit të Guindo nga pika e bardhë e penalltisë. Situata që shkaktoi shumë polemika ishte goli i anuluar për shkodranët. Gjorgjevic arriti që të realizonte dhe nisi festën në pjesën e parë.

Megjithatë me ndërhyrjen e VAR, arbitri do ta anulonte golin për një prekje të topit me dorë të Da Silvas para shënimit të golit. Te Vllaznia nuk janë të bindur me pamjet e publikuara, ndërsa Malota tregon fotografinë teksa topi gjendet pranë dorës së Da Silvës: “Një sqarim për të gjithë ata që mendojnë se goli ishte i rregullt”, shkruan Renato Malota. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online