Pret ftesën për Europian! Indrit Tuci debuton me shtyllë kundër Kopenhagen, trajneri i Spartës: E dinim që do t’ia dilte, është shumë i zgjuar

Indrit Tuci bëri kalimin e madh duke lënë Lokomotivën e Zagrebit, për të kaluar te Sparta e Pragës në këtë merkato janarit. Në ditën e sotme, sulmuesi shqiptar debutoi në miqësoren kundër Kopenhgan, e mbyllur në shifrat 2-0. Nga minuta e parë luajti Qazim Laçi që arriti të jepte edhe një asist. Më pas, në pjesën e dytë Sparta luajti me një ekip tjetër. Atje kishte vend edhe për Indrit Tuci, që debutoi në pjesën e dytë të takimit.

Tuci u ndal nga shtylla dhe më pas topi përfundoi te Kuchta, i cili do të realizonte golin e dytë të ndeshjes. Vlerësimet për Tucin ishin të mëdha nga ana e trajnerit të Spartës që u shpreh: “Luajti një ndeshje shumë të mirë. E dimë se mund të luajë si sulmues pykë, por ne e vendosëm si numër “10”. Është lojtar i zgjuar, e lexon mirë ndeshjen, ishim të sigurt që do t’ia dilte. Do të bëhet edhe më i mirë”, u shpreh trajneri i Spartës. Indrit Tuci pret që me këtë kalim dhe në rast shpërthimi te Sparta, të marrë ftesën e Silvinjos për në Europianin e Gjermanisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online