Prestigjiozja italiane tregon lëvdatat e fundit: Murinjo foli për Kumbullën pa e pyetur njeri, ishte një mesazh

Murinjo ka lavdëruar për herë të parë Marash Kumbullën, teksa më parë kishte vendosur në dyshim cilësitë e këtij lojtari. Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri në fushë në përballjen e fituar ndaj Cagliarit me shifrat 1-0. Ndërkohë sipas prestigjiozes “Corriere dello Sport”, ky ishte një mesazh i qartë që i jepet edhe të tjerëve për shkakun e sjelljes shembullore dhe përulësinë që pati Kumbulla edhe pasi fjalët e Murinjos e tejkaluan cakun.

“Murinjo komentoi ndeshjen e Marash Kumbullës ndaj Cagliarit. E bëri vetë këtë, pa iu bërë qoftë edhe një pyetje për këtë temë nga ndonjë gazetar. Ishte një sinjal pozitiv që i jepet lojtarit dhe grupit në përgjithësi kur shihen reagimet e duhura të lojtarëve. Atëherë Murinjo mund të fali gabimet”, shkruan “Corriere dello Sport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *