Presionet politike nuk e lanë zhvillimin normal, ja se kur do të mbyllet edhe Asambleja e Gjirokastrës

Sot ishte vendosur që të zhvillohej Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, në të cilën do duhet të merrnin pjesë 9 delegatët e 8 anëtarëve të kësaj shoqate, por pas mbylljes së dyerve të stadiumit nga Bashkia Gjirokastër dhe presionit që ju u shtrua disa prej anëtarëve gjithccka u shty me 24 orë.

Për të folur në lidhje me mbledhjen e Asambles dhe problematikat e sotme për fshf.org ka folur Kryetari i Shoqatës, Sadik Sadikaj. “Kishim vendosur që më datë 29 janar 2022 të zhvillonim Asamblen e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër në orën 13:00.

Kur shkuam te ambientet e stadiumit për të zhvilluar takimin tonë, Bashkia apo nuk di të them kush tjetër, kishin mbyllur gjithë dyert. Sicc e parashikon edhe statuti, ne vendosëm që ta zhvillojmë Asamblen brenda 24 orëve në ambientet e Hotel One në orën 10:00”, përfundoi Sadikaj. Ditën e sotme pas presioneve të shumta të shkaktuara nga politika qendrore dhe ajo lokale nuk u zhvilluan punimet e Asambles së SHRF Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online