Presidenti i UEFA-s zbret në Tiranë pas situatës së fundit, do të ketë takime me kryeministrin e Shqipërisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pas ndikimit të politikës në procesin e zgjedhjeve të FSHF ka ardhur edhe reagimi i UEFA-s. Këta të fundit do të zbresin me një grup delegacioni në Shqipëri në ditën e hënë, që do të kryesohet nga vetë kreu i saj, Aleksander Ceferin.

Ky është raportimi i ardhur nga “Procesi Sportiv”, teksa takimi i Ceferin do të jetë direkt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim pritet që të flitet mbi ndikimin e politikës në futboll dhe njëkohësisht të jepet paralajmërimi i fundit për finalen e Conference League, që rrezikohet të largohet nga “Air Albania”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *