Presidenti i Spezias dhe Ardian Ismajlit: Pashë që Mesi fiton 127 milionë euro, kemi buxhet pak më të vogël

Spezia është një prej ekipeve që është ngjitur në këtë sezon në elitën e futbollit italian. Pikërisht skuadra e re e Ardian Ismajlit, mbrojtësit të Kombëtares që kishte mundësinë për të dëshmuar vlerat që zotëron. Presidenti i këtij ekipi, Gabriele Volpi, ka shkuar larg me mendimet e tij dhe ka parë mundësinë e një transferimi të Lionel Mesit. Por në vlerat dhe shifrat që ka hasur, e pa qartësisht se ishte një mision i pamundur.

“Unë e njoh Mesin shumë mirë, ai ka ardhur me anije së bashku me disa miqtë tanë të përbashkët për të drekuar me mua. Por është e paimagjinueshme që të mbyllësh diçka me të. Pashë që fiton 127 milionë euro dhe ne kemi një buxhet disi më të vogël në krahasim me këto shifra”, ka thënë Volpi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online