Presidenti i Legias: Sadiku nuk dorëzohet, më pëlqen

Presidenti i Legias së Varshavës, Darius Mioduski, ka lëshuar një intervistë për portalin polak “Super Express”, ku ka folur për tema të ndryshme dhe natyrisht me interes për ne janë deklaratat në lidhje me Armando Sadikun.

Sulmuesi kuqezi ka vuajtur në pjesën e parë të sezonit dhe në Poloni nuk janë të kënaqur prej një prej blerjeve më të rëndësishme të Legias. Megjithatë, shitja e Sadikut nuk është një emergjencë për Legian dhe presidenti shpjegon: “Çështja e tij mbetet e hapur. Por Sadiku dëshiron të luftojë, ai nuk dorëzohet. Kjo gjë më pëlqen”.

Mioduski ka zyrtarizuar largimin e disa lojtarëve, që nuk kanë udhëtuar për fazë përgatitore, ndërsa ka sqaruar afrimin e braziliano-kroatit Eduardo da Silva: “Ai është një dhelpër në zonë, nuk e kemi një lojtar të tillë. Me eksperiencën që ka, ai mund të ndihmojë sulmuesit e tjerë, si dhe mund të tërheqë tifozët për të ardhur në stadium. Kemi një çati pagash dhe Eduardo nuk e kalon. Edhe nëse luan në 50% në krahasim me 10 vite më parë, sërish na ndihmon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online