Presidenti i klubit rumun injoron Partizanin: Nuk më intereson me kë na ra shorti, dua 10-12 milionë euro nga Liga e Konferencës

Në rast se do të kalojë Saburtalon, Partizani do të ndeshet në turin e dytë të Ligës së Konferencës me FC Steaua Bukureshtin. Një rival tepër i vështirë për të kuqtë, që objektiv ka arritjen në grupe. Presidenti i nënkampionëve të Rumanisë, Xhixhi Bekali, ka dhënë një prononcim për “Fanatik.ro”, ku ka injoruar si Partizanin, ashtu edhe Saburtalon, pasi ka bërë të qartë se nuk dëshiron probleme në turin e dytë. Bekali tregon se qëllimi i tij është arritja në grupet e Ligës së Konferencës, çka do të sillte në arkat e tij plot 10-12 milionë euro.

“Unë jam i interesuar për paratë në Ligën e Konferencës. Dua të shkoj në fazën e grupeve, sepse kjo më sjell 10-12 milionë euro. Ky është qëllimi, të luaj në fazën e grupeve sepse kjo na sjell para. Kemi shanse të mira për të kapur grupet. Nuk më intereson me kë rashë tani, nuk duhet të kemi probleme në turin e dytë. E rëndësishme është të kalojmë në grupe”, ka thënë Xhixhi Bekali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online