Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron KF Tiranën për titullin kampion, cilëson edhe zhvillimin e futbollit vendas

0

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përmes tij edhe ekipit të Tiranës, për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë, për sezonin futbollistik 2021-2022.

Në urimin e tij, kreu i qeverisë së futbollit ndërkombëtar shprehet se ky titull për skuadrën e Tiranës vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit të të gjithë ekipit. Gjithashtu, Presidenti Infantino falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit vendas dhe në Europë.

Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dërguar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

I dashur President,

Me shumë kënaqësi uroj KF Tirana për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2021/22.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.