Presidenti i Federatës Polake të Futbollit largohet para ndeshjes me Shqipërinë, kandidati i ri i shokon: Nëse do pija vodka me ju, do isha më argëtues

Zbiginieë Boniek e ka përfunduar punën e tij si presidenti i Federatës Polake të Futbollit para ndeshjes që do të zhvillohet me Shqipërinë. Pas 8 vitesh në krye të detyrës, tashmë janë dy kandidatura të reja që do të konkurrojnë për postin më të lartë. Skandali i madh dhe gjërat janë thënë hapur nga një prej kandidatëve, Marek Kozminski.

Pavarësisht se kërkon mbështetjen e njerëzve të futbollit, nuk ka ngurruar për të thënë gjithçka duke iu drejtuar delegatëve me fjalë shumë të forta. Ai pranoj se një ditë para zgjedhjeve i është thënë hapur se nëse nuk pinte vodka me delegatët, atëherë do të kishte ndikim negativ në vendim. Gjithashtu Kozminski po injorohej për idetë e dhëna mbi mënyrën sesi duhet të ndryshojnë gjërat.

“Zonja dhe zotërin, mbrëmjen e djeshme…ishte shumë interesante në fakt. Ishte interesante se dëgjova biseda të këndshme, por qetësohuni, nuk do të përmend emra. Biseda e parë ishte kështu: “Marek, ti je mirë, e di, por nëse do të vish këtu ndonjëherë, që të pish ndonjë vodka me ne, do të ishte më argëtuese për ne. Mirë… Nuk kishte asnjë fjalë aty që: “Marek, eja me ne se do të flasim për futbollin dhe sportin”. Është pak shokuese për mua. Gjëja e dytë, dikush tjetër më thotë se jam pak naiv dhe i sinqertë, unë jam dhe do të mbetem kështu.

Një tjetër më ka thënë: “Dëgjo, nëse nuk do të jesh i tillë në këtë vend, atëherë nuk do të shkosh askund. Dëgjo, le të heqim dorë nga një jetë e tillë, ne jemi shumë ëgrup serioz. Është bërë shumë punë deri tani, por ta bëjmë edhe një hap më tej. Le të flasim për programe, ide, jo për jashtëqitje. Këto jashtëqitja janë të rëndësishme gjithashtu, por nuk janë kryesoret”, tha Kozmninski para delegatëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online