Dinamo arriti të fitonte Supërkupën e Shqipërisë teksa fitoi në shifrat 1-3 kundër Egnatias. Një fitore me shumë peshë për djemtë e drejtuar nga Ilir Daja, e cila mund të quhet padyshim një panoramë e parë e asaj që na pret në lidhje me titullin kampion pasi janë pikërisht këto dy ekipe si favoritet kryesore. I ftuar në emisionin Kubi Sportiv që moderohet nga Drilon Xhepollari në EuroNeës Albania ishte kapiteni i Dinamos, Bruno Dita. Ky i fundit ka treguar sekretin e fitores duke thënë se që para finales me Egnatian, presidenti i Dinamos kishte shpërblyer lojtarët duke mos pritur fundin e ndeshjes.
“Superkupa është më shumë një trofe prestigji. E vlerësuam ndeshjen dhe e fituam. Në pjesën e dytë ishim më agresiv në sulm, por gjatë gjithë kohës ishim më lart se Egnatia, edhe në pjesën e parë. U pësua ai goli për fat të keq që na hoqi pak përqendrimin, por nuk ndikoi shumë në vazhdimësinë e lojës. Në përgjithësi jemi të kënaqur, kemi fituar Kupën dhe Superkupën këtë vit, në Europë shkuam shumë mirë deri në Play Off, na mungon vetëm titulli i Superiores. Presidenti na shpërbleu që para dy tre ditësh në momentin e festave, na dha shpërblim dhe i jemi falenderues. Daja? Kam punuar gjithmonë me të, në disa skuadra, ka analiza paksa të zgjatura, por janë këto analiza që na bëjnë të marrim rezultatin e duhur”, tha Bruno Dita. /Sport Ekspres/