Presidenti i Chelsea-t hyn në dhomat e zhveshjes për të ndezur ekipin para Realit, i kujton situatën ku ndodhen: Është e turpshme

Presidenti i Chelsea-t, Todd Boehly, së bashku me ortakët e tij në krye të klubit anglez, Behdad Eghbali-n dhe Hansjorg Ëyss-in, kanë bërë një vizitë të papritur në dhomën e zhveshjes së skuadrës. Krerët amerikanë të klubit londinez kanë marrë fjalën pas Lampardit dhe kanë nisur fjalimin e tyre për të ndezur lojtarët përpara sfidës me Realin e Madridit.

“The Telegraph” bën me dije se Boehly i ka kuajtuar futbollistëve se situata që po kalon Chelsea është e turpshme. Drejtuesit janë përpjekur më pas të motivojnë skuadrën për të marrë kualifikiimin në Champions League. Suksesi në këtë kompeticion është arsyeja e vetme e tyre për të shpëtuar sezonin. Gjithashtu krerët e klubit anglezë i kanë thënë lojtarëve se është e nevojshme t’i japin tifozëve arsye për të qenë krenarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online