Nga titulli kampion te vendi i katërt, Interi mendon për shpërblim në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve

Javët e fundit kanë qenë të vështira për Interin. Zikaltrit e nisën sezonin me pretendimin për të fituar titullin kampion, por tashmë, pak javë para përfundimit të kampionatin, e shohin veten në rrezik për të mbërritur edhe zonën e Ligës së Kampionëve.

Drejtuesit e Interit dëshirojnë me patjetër të sigurojnë të paktën vendin e katërt këtë sezon dhe për të motivuar skuadrën po shqyrtojnë mundësinë e një shpërblimi. Krerët e klubit italian janë mbledhur për të diskutuar dhe po mendojnë seriozisht për të vendosur një premio për skuadrën në mënyrë që të arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online