Presidenti i Bysilit dënohet me 8 ndeshje pezullim dhe gjobë në arkat e klubit, Disiplina paralajmëron Vllazninë

FSHF i bërë të gjithë të njohur me vendimet e Komisionit të Disiplinës ditën e sotme. Kategoria Superiore nuk shpëton këtë herë nga lista e dënimeve. Presidenti i klubit të Bylisit, Besnik Kapllanaj do të duhet të qendrojë larg dhomave të zhveshjes, stolit të rezervave apo përreth fushës për plot 8 ndeshje. E gjitha kjo për sjelljen jo të duhur karshi arbitrave të takimit kundër Teutës.

Gjithashtu klubi do të vuajë edhe nga ana financiare, teksa do të duhet të dëmshpërblejë me 100 mijë lekë të reja për dështimin e përmbushjes së përgjegjësive në organizimin e ndeshjes. Ndërkohë Vllaznia mjaftohet vetëm me një paralajmërim për thyerjen e Protokollit Sanitar të FSHF-së, pasi në stadium gjendeshin më tepër persona se numri i lejuar në këtë periudhë pandemie./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

  1. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
  2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 63, 64/1 dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  4. Zyrtari i KF Pogradeci, Adrian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i Flamurtari FC, Krenvioll Kreshpa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i FK Tomori, Ervis Caco, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Brians U-17, Klodian Pjetri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dhimitër Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15, midis KF Luftëtari dhe Studenti. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
  11. FK Skrapari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
  12. Lojtari i SHS Albpetrol, Behar Balla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i KF Naftëtari, Ardjan Gega, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF Egnatia U-17, Orgito Aliu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KF Egnatia U-17, Aleksandër Ibraliu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Lojtari i KF Egnatia U-17, Leonardo Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i KF Egnatia U-17, Alesio Tosku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Lojtari i KF Bylis U-17, Kristi Merkaj, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Lojtari i Football Republic U-17, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  20. Lojtari i KF Butrinti, Luciano Qurku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  21. Lojtari i Tirana B U-19, Xhuliano Markoci, për sjellje josportive dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
  22. Lojtari i FC Lushnja U-17, Ronado Bufazi, për dhunë ndaj kundërshtarëve dhe për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  23. Lojtari i FC Lushnja U-17, Enea Elezi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  24. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prestige, për rishikimin e vendimit nr. 21, datë03.2021 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Pas paraqitjes së fakteve dhe provave të reja, në bazë të nenit 108 të KDS, pika 6 e vendimit nr. 21, datë 02.03.2021 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës ndryshohet si më poshtë:
  • Urdhërohet riluajtja e pjesës së mbetur të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, me të njëjtin rezultat që ishte në fuqi deri në momentin e ndërprerjes përfundimtare të saj nga ana e zyrtarit të ndeshjes.
  • Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës.
  • Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.
  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online