“Presidenti i Bylisit më mohoi kalimin te Pas Janina”, Hoxhaj tregon pengun e karrierës: Andi Lila më tha se nuk jam vonë

Ardit Hoxhaj është një lojtar me shumë kualitete, ndërsa pengu më i madh i këtij lojtari është fakti se nuk arriti dot të kalonte te Pas Janina. Gjithçka ishte bërë gati për këtë transferim, madje duke u programuar edhe për formacionin titullar.

Por ky kalim nuk është zyrtarizuar për shkakun se presidenti i Bylisit ka rritur pretendimet në momentet e fundit, duke bllokuar gjithë transferimin. Në një intervistë për “Fan Zone”, Hoxhaj tregon se ka folur edhe me Andi Lilën. Lojtari i Tiranës i është shprehur se në të njëjtën ka lënë Shqipërinë për të provuar veten jashtë, prandaj nuk është kur vonë.

Pengu i karrierës: Pengu im ky është, që nuk kalova te Pas Janina. Shkova atje, kur ekipi po përgatitej për kupat e Europës. Ishte arritur paraprakisht marrëveshja për 30 mijë euro dhe 50 për qind të kartonit. Do të luaja direkt në Europë, sepse trajneri më pëlqente dhe më kishte programuar në formacion. Presidenti i Bylisit rriti pretendimet dhe nuk u arrit marrëveshja, ky është pengu im.

Motivi për të luajtur: Të respektojmë fanellën e Flamurtarit. Nga bisedat që kemi patur me shokët kemi menduar pse të mos luhet kampionati dhe të tregojnë vlerat tona. Rëndësi ka të jemi të kërkuar në merkato, pak rëndësi ka nëse do të qëndroj te Flamurtari apo do të shkoj diku tjetër. Fryma e grupit na ka mbajtur që jemi akoma këtu.

E ardhmja: Sa i përket merkatos, gjëja e parë që do të bëj pasi të përfundojë kampionati do të flas me presidentin. Nëse do të kemi projekt serioz, pse të mos qëndroj të Flamurtari, në të kundërt do të marrim vendime të tjera.

Transferimi jashtë: Para katër-pesë ditësh kisha një bisedë me Andi Lilajn dhe po flisnim për të kaluarën. Sa keq që nuk kalova te Pas Janina. Ai më pyeti sa vjeç je, 25 i thashë. Në këtë moshë, më tha Andi, kam ikur jashtë Shqipërisë, nuk është kurrë vonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online