Presidenti i Atletikos humbet dy golat, zbulohet shkaku

Dy golat uruguaianë të Himenez dhe Godin i dhuruan fitoren Atletikos së Madridit përballë Juventusit dhe djemtë e Diego Simeones janë një hap larg kualifikimit në çerekfinalet e Champions Ligës.

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë sfidës së mbrëmshme. Siç raporton “AS”, Enrike Cerezo, presidenti i Atletikos, nuk i ka shijuar nga afër dy golat e fitores. Kreu i klubit “colchoneros” është acaruar në momentin që teknologjia VAR ka anuluar golin e Alvaro Moratës.

Një turp i madh”, është shprehur Cerezo dhe ka vendosur të braktisë stadiumin. Pavarësisht golit të anuluar, vendasit gjetën forcë për të shënuar dy herë në minutat e fundit, duke siguruar një fitore të madhe përballë kampionëve të Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *