“Presidenti Duka më tha: ‘Je i çmendur’”, De Biazi i rikthehet Shqipërisë: Sikur të kisha 5 të tjerë si ai…

Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë të gjatë për “TMW Radio“, ku ka folur për aventurën e tij të re me Azerbajxhanin. Sigurisht që gjatë bisedës nuk mund të mos i rikthehej kohës me Kombëtaren e Shqipërisë, ku thekson faktin se ka bërë që Hysaj të debutojë në moshën 18-vjeçare.

Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi zbulon se vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e quajti të “çmendur” për këtë guxim të treguar, por De Biazi tregon se edhe nëse do të kishte 5 të tjerë si mbrojtësi shkodran, do i kishte future titullar në fushën e lojës, pa marrë parasysh moshën. Gjithashtu tekniku italian sjell në vëmendje edhe faktin se dikur e ka sgjeruar emrin e Gjimshitit te Atalanta dhe sot ai ka prekur majat duke luajtur në Champions League.

“Të sugjeron ndonjë lojtar azer? Nuk mund ta bëj një gjë të tillë, sepse jam trajneri i një ekipi kombëtar dhe jo një menaxher lojtarësh. Pavarësisht gjithçkaje, në të shkuarën i kam rekomanduar disa drejtorëve sportiv profile nga Shqipëria dhe sot është dikush që luan në Champions League në fakt. E di që të gjithë drejtorët sportivë do më telefonojnë nesër.

Në Shqipëri bëra Hysajn të debutonte kur ishte 18 vjeç, ai luante me Empolin. Ne fituam 1-0 me Norvegjinëë, e cila ishte padyshim mbi ne. Në fund të ndeshjes presidenti Duka më thotë se jam i çmendur. Unë i them se nëse do të kisha pasur 5 të tjerë si ai do i kisha lënë të luanin. Vetëm se ata nuk ishin atje. Nëse i jep makinën një 18-vjeçari e bën sepse ai mund të ngasë dhe mund të përmirësohet rrugës. Maturia nuk vjen brenda natës, thjesht kërkon kurajo për të bërë zgjedhje të caktuara”, ka deklaruar Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online