Po afrojnë emocionet e derbit të kryeqytetit, vendoset data dhe ora për supersfidën Tirana-Partizani

FSHF ka zbardhur kalendarin për 2 javët e ardhshme të Kategorisë Superiore. Fundjava do i gjejë sërish në fushën e lojës skuadrat e elitës së futbollit shqitpar, teksa ditën e dielë do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 5-të. Tre ndeshje janë përcaktuar për t’u zhvilluar në orën 13:45, ndërsa 2 të tjerat, Vllaznia-Kukësi dhe Partizani-Skënderbeu, do të luhen në orën 16:45.

Ndërkohë edhe emocionet e derbit të kryeqytetit po afrojnë. Është java e 6 e Superiores ajo që sjell supersfidën e kampionatit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit. Ndeshja do të lubet ditën e premte, më datë 4 dhjetor. Skuadrat do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Air Albania“ në orën 18:00. Sa i përket ndeshjeve të tjera, do të zhvilohen një ditë më pas me dy fashat e zakonshme të orarit, më 13:45 dhe në 16:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e 5-të:

E diel, 29 nëntor

13:45  Bylisi – Teuta

13:45 Kastrioti – Tirana

13:45 Laçi – Apolonia

16:45 Vllaznia – Kukësi

16:45 Partizani – Skënderbeu

Java e 6:

E Premte, 04 Dhjetor

18:00 Tirana-Partizani

E Shtunë, 05 Dhjetor

13:45 Vllaznia-Bylis

13:45 Kukësi–Apolonia

16:45 Teuta–Kastrioti

16:45 Skënderbeu-Laçi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online