Premiera në Gjirokastër, derbi i kryebashkiakeve

0

Në një aktivitet për çeljen e sezonit, kryebashkiakja Zamira Rami tha në formë batute: Nesër ndeshen dy skuadra, që drejtohen nga dy femra

Gëzim Beqiri

Risi në Gjirokastër. Dje në mbrëmje është organizuar nga bashkia e qytetit një aktivitet për çeljen e sezonit futbollistik, ku është bërë prezantimi i lojtarëve të Luftëtarit me radhë. Ka folur në këtë takim edhe kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila ka lëshuar edhe një batutë: “Ëelim sezonin në Gjirokastër me ndeshjen me Vllazninë. Luajnë dy skuadra, që drejtohen nga dy femra. Ne kemi mbështetjen e z.Tavo dhe z.Dadaj, ndërsa Vllaznia ka vetëm bashkinë.” Në takim merrnin pjesë edhe ish-lojtarë të Luftëtarit, të cilët janë pajisur me një kartë, që i lejon të ndjekin çdo ndeshje të Luftëtarit në stadium.
EKIPI – Gjirokastritët presin Vllazninë dhe duan të marrin maksimumin e pikëve para tifozëve të tyre. Numri 2 i stolit të Luftëtarit, Luis Curbelo, për ndeshjen e sotme është shprehur: “Fitorja është e rëndësishme ndaj Vllaznisë. Kemi luajtur dy ndeshje në transfertë dhe kemi marrë një fitore me Laçin, që luan shumë fort në shtëpi. Luajmë para tifozërisë sonë dhe do të kërkojmë vetëm fitoren. Për këtë takim janë të gatshëm 18 “luftëtarë” dhe besoj se do të fitojmë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës, duke korrigjuar edhe ato dobësi të vërejtura në ndeshjen e Laçit. E kemi analizuar kundërshtarin dhe ecim me filozofi të qartë. I marrim ndeshjet një e nga një, shohim përpara dhe mendojmë e punojmë gjatë javës për takimin e radhës. Eshtë i pari në shtëpi dhe ka shumë rëndësi. Në çdo ndeshje hyjmë për 3 pikë. Vllaznia vjen pas humbjes në shtëpi dhe ne pas fitores në Laç, ndaj duhet kujdes. Ekipi është i plotë dhe lojtarët gëzojnë kondicion të mirë fizik, me përjashtim të Zguros, i cili vuan dëmtimin. Gjendja e sulmuesit Nunies është e mirë, pas shokut psikologjik nga kartoni i kuq me Teutën. Jam i ndërgjegjshëm se sulmi s’mund të përqendrohet vetëm te Bregu-Abazaj. Edhe Nunies do ta ndihmojë skuadrën në vazhdim. Shpreh bindjen e plotë se çdo lojtar që do të aktivizohet, do të përfaqësohet si profesionist i vërtet”.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit
Miraka – Toledo, Beqiri, Rrapa, Rapo – Ramadani, Aleksi, Brahimaj – Abazaj, Nunjes, Bregu

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.