Duket si shans i fundit, Lushnja luan gjithçka për gjithçka në Fier

0

Ndeshja e sotme me Kamzën është vlerësuar mjaft nga verdhëjeshilët. Tekniku Artan Bano do të hedh në fushë ekipin më të mirë të mundshëm dhe do të kërkojë vetëm 3-pikëshin, pasi Lushnja nuk ka asgjë për të humbur në këtë javë të tretë të kampionatit. Myzeqarët vijnë pas dy humbjesh dhje do t’i shkarkojnë të gjitha “bateritë” ndaj Kamzës, që është një rival direkt në garën e mbijetesës në Superiore. Luhet në Fier, por lushnjarët nuk e mendojnë aspak si pengesë këtë fakt, sepse në stadiumin “Loni Papuçiu” mendohet se do të ketë shumë tifozë verdhejeshilë. Lushnjarëve u intereson shumë fitorja në këtë ndeshje, që është një shans shumë i mirë për të lënë pas atë nisje të keqe te kampionatit. Kundërshtari është vlerësuar drejt, pasi vjen pas barazimit me Skënderbeun dhe ka moral të lartë. Një fitore e mundshme do t’i jepte qetësinë e duhur Lushnjës për ndeshjet e ardhshme.
SITUATA – Lushnjarët kanë përfunduar përgatitjet në kuadrin e ndeshjes me Kamzën, e programuar të luhet sot, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, në orën 14:00. Seancën e fundit stërvitore lushnjarët e kanë zhvilluar pas portave të “Roza Haxhiut”, ndërkohë që nuk janë grumbulluar dhe do të udhëtojnë brenda ditës drejt Fierit. Lushnja pritet të mbështetet nga një numër i madh tifozësh, që vijojnë të kenë besim te skuadra e tyre, duke shpresuar pikët e para në kampionat. Grupi i lojtarëve është i plotë për këtë ndeshje dhe në sulm do të jetë dyshja Sefa-Pepa.

Formacioni i mundshëm i Lushnjës
Bejte  – Ruço, Xhafa, Byzhyti, Mone, Branica Gava Taullau, Shkulaku, Pepa, Sefa

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.