Prej vitesh bombardohemi me idenë se Premier Liga angleze është ajka e futbollit, thjesht për faktin se aty luhet futbolli më i bukur dhe aty janë milionat, që i tërheqin futbollistët si magnet.
Megjithatë, ata që nuk e kanë qejf Premier Ligën dhe e konsiderojnë të mbivlerësuar, me të drejtë përmendin sukseset e futbollit anglez në arenën ndërkombëtare.
Anglia ende feston që kapi një gjysmëfinale Botërori, sepse për trofe nuk bëhet fjalë prej dekadash.
Kampionati nuk ka arsye për t’u krenuar, gjithashtu, sepse trofeu i fundit në Champions League ka ardhur dekadën e shkuar dhe Liverpuli magjik i shkoi pranë vitin e shkuar, por nuk e fiton Champions prej 2005.
Në Angli janë edhe fodullë, sepse vijojnë të besojnë se kampionati anglez është më i bukuri dhe më i forti në botë, ndërkohë që shpesh tallen me kampionatin francez, aq sa shumë tifozë me ironi e quajnë Ligën 1 franceze “Liga e fshatarëve”.
Megjithatë, kjo Liga e fshatarëve po i fëlliq rregullisht prej disa vitesh.
Edhe këtë sezon bilanci i klubeve angleze është katastrofë, sepse vetëm Liverpuli mundi 3-2 PSG në grupe, por u mund 2-1 në Francë, ndërsa Lioni i mori 4 pikë Mançester Sitit të frikshëm.
Mbrëmë PSG i dha leksion futbolli skuadrës me në formë në Angli, Mançester Junajtid edhe pse pa Nejmar e Kavani në fushë.
?? French teams against #PL opposition this season:
? Liverpool 3-2 PSG
? Man City 1-2 Lyon
? Lyon 2-2 Man City
? PSG 2-1 Liverpool
? Man Utd 0-2 PSG? The "farmers league" pic.twitter.com/3879VhEx8B
— William Hill (@WilliamHill) February 13, 2019