Premier League kërkon të shpëtojë këtë sezon të lënë përgjysmë, por për të arritur deri këtu ka nevojën e një drite jeshile nga qeveria. Kryeministri i Britanisë ka mbajtur një fjalim pak momente më parë, ku ka folur për planin me 3 faza për të dalë nga pandemia që ka prekur rëndë vednin ishullor. Bota e futbollit ishte duke pritur për fjalën e tij për të mësuar edhe fati ne sezonit të tyre, por Boris Johnson ka bërë me dije se deri më datën 1 qershor nuk do të ketë aktivitete sportive. Nga ana tjetër kryeministri anglez është shprehur se dëshiron që qytetarët e tij të kenë më tëpr liri dalje dhe se mund të merren edhe me sport, por vetëm me familjarët e tyre dhe në parqe.
“Duam t’i inkurajojmë më shumë madje edhe sasinë e palimituar të ushtrimeve në natyrë. Mund të uleni nën diell në parkun tuaj local, mund edhe të shkoni me makinë në vende të tjera. Gjithashty mund edhe të luani sporte, por vetëm me familjarët tuaj. Nga e mërkura të gjithë ata që duan të bëjnë aktivitete fizike jashtë shtëpisë, mund të shkoni në park”, ka thënë Boris Johnson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/