Aventurë që nuk nisi si duhej, Eriksen tregon vështirësitë e izolimit: Mendova të flija te divani i Lukakut, më ndali dhe patrulla

Izolimi ka qenë tejet i vështirë për të gjithë, por në rastin e Kristian Eriksen ka qenë edhe më i rëndë. Arsyeja e vetme ishte fakti se mesfushori danez nuk kishte një çati mbi kokë gjatë kësaj periudhe dhe është detyruar të strehohej në qendrën stërvitore të Interit. Hoteli ku lojtari zikaltër po qendronte u mbyll në kohën e pandemisë, duke e detyruar Eriksenin të mendonte për një vend ku të qendronte.

Danezi ka treguar së fundi se gjëja e parë që i shkoi ndërmend ishte të flinte në divanin e Lukakut ose Jang, por këta të fundit kishin familjet e tyre dhe kjo ka bërë që të mendonte për një tjetër alternativë. Gjithashtu tregon edhe se në një moment patrulla e policisë e ka ndalur, ndërsa vetë lojtari i Interit është munduar të shpjegohet për veprmimet e tij.

“Mendova të shkoja te Lukaku ose Jang që të më ndihmonin të karantinohesha me ta, por ata jetojnë me familjet e tyre. 14 ditë janë shumë për të fjetur në divanin e një tjetri. Kështu që shkova te subjektet e klubit, ku isha bashkë me 5 anëtarë të stafit dhe një kuzhinier, të cilët po ashtu si unë preferuan të izoloheshin.

Një herë më ndali edhe patrulla e policisë në Milano. Me italishten time të keqe më duhej t’u shpjegoja çfarë po bëja dhe t’u tregoja dokumentet”, ka thënë Eriksen për “The Sun”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online