Premier League dërgon ankesë për pirateri ndaj kompanisë në Kosovë, “Artmotion” është në pronisë të Devollëve

Komisioni i Pavarur i Mediave ka pranuar një ankesë nga subjekti “The Football Assocation Premier League Limited”, për piratimin e të drejtave të transmetimit të këtij eventi sportiv në territorin e Republikës së Kosovës nga operatorët “ArtMotion” në pronësi të vëllezërve Devolli, “IPKO Telecommmunications dhe Kujtesa”.

Një ankesë ka ardhur fillimisht nga Premier League dhe më pas nga Digitalb, subjekti i vetëm që gëzon të drejtën ekskluzive të transmetimit të “Premier League”. Operatorët e mediave audiovizuale në Kosovë që transmetojnë në gjuhën serbe ndeshjet e Premier League, nuk kanë të drejtë transmetimi për këtë event. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *