Prej kohësh harroi golin me Southampton-in, në Angli tregojnë arsyen: Broja nuk ishte aspak i kënaqur në pjesën e dytë të sezonit

Armando Broja mbylli sezonin e tij të parë në Premier League, ku spikati me fanellën e Southampton-it. Huazimi i tij përfundoi dhe tashmë është koha t’i vërtetojë Chelsea-t në sezonin përgatitor se sa ka mësuar. Sezoni në radhët e “shenjtorëve” ishte me dy tablo për sulmuesin shqiptar.

Talenti i Kombëtares kuqezi shkëlqeu në gjysmën e parë të sezonit, ku me golat, driblimet dhe goditjet e tij u kthye në një nga lojtarët më të përfolur në ishullin britanik. Por rendimenti nuk mbeti i njëjtë deri në fund, teksa prej disa javësh Broja dhe goli shkuan në dy rrugë të ndryshme. Skuadra e Southampton-it nuk humbi motivimin pas sigurimit të mbijetesës dhe për rrjedhojë sulmuesi shqiptar nuk furnizohej mjaftueshëm në zonë.

Por Conor McGilligan shrehet në podcast-in e tij në “Manchester Evening Neës” se: “Broja nuk ishte aspak i kënaqur në pjesën e dytë të sezonit te Southampton-i”. Pakënaqësia e tij është refektuar pastër edhe në statistika, prandaj një rikthim në “St. Mary” do të ketë shumë pak ngjasa që të ndodhi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *