Lojtari i Realit të Madridit që jepte gruan për të marrë trofeun e Champions League, i vjen përgjiga me…Kupën e Libertadores

Për dy ditë në Paris na pret finalja e Champions League ku do të takohen Real Madrid dhe Liverpool. Para përballjes së madhe, futbollisti i Real Madridit, Federico Valverde u pyet se çfarë do të jepte në këmbim të trofeut të Champions League dhe përgjigja e tij ishte sa e sinqertë aq edhe befasuese:

“Unë do të jepja shumë gjëra në këmbim. Ndoshta gjithçka përveç djalit… ndoshta do të jepja gruan time. Jo, jo, po bëj shaka.” Deklarata e Federico Valverde nuk ka mbetur pa përgjigje nga partnerja e tij, gazetarja 28-vjeçare Mina Bonino, e cila i është përgjigjur bashkëshortit të saj në Tëitter: “Nuk mund ta gjykoj. Unë do ta shkëmbeja Valverden që River Plate të fitonte Kupën e Libertadores”, ka shkruar Mina Bonino. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online