Pregja: Nuk kam parë ç’kanë bërë arbitrat, i goditën disa persona

Në Vlorë ishte vëzhgues i Federatës Bujar Pregja, i cili ka pasur për detyrë të organizojë dhe të vëzhgojë gjithçka.

Në emisionin “Fair Play” në “News24”, Pregja deklaroi sot: “Administratori i Flamurtarit dhe 2-3 vetë shpërthyen derën dhe u futën brenda. Njëri nga personat që unë nuk e njoh goditi kryesorin dhe asistentin me grusht. Më pas u fut policia. Nuk e them dot në ka sharë asistenti. Nuk e kam dëgjuar. Sapo hapën derën u godit asistenti, menjëherë. Vetë administratori ka tentuar të godasë me shqelm kryesorin por goditi derën, Ciruna e ka goditur me shqelm. Edhe një mjek e ka goditur dhe e ka ofenduar.

“Nuk kam parë që arbitri të kthehet nga tifozët. Ka pasur pretendime për një faull. Nuk kam parë ofendime nga asistenti. Ndoshta ka reaguar kur e kanë goditur. Ka pasur ofendime shumë të rënda nga administratori i Flamurtarit. Policia nuk duhej të lejonte të futeshin këta persona brenda. Pasi u godit gjithçka u qetësua, por nuk kishte më vlerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *