Cuneyt Cakir është aktualisht arbitri më i komentuar në Itali dhe më i urryer nga tifozët e Milanit. Dy vendimet e tij për të ndëshkuar me karton të kuq Kessie në minutën e 26 dhe për të akorduar penalltinë në minutën e fundit do të vendosnin gjithë historinë e ndeshjes Milan-Atletico Madrid në Champions League. Turku u rikthye që të merrte rolin e protagonizmit dhe kjo nuk ndodh për herë të parë.
Në fakt UEFA ka shumë besim te Cakir që ka CV t pasur teksa ka drejtur finale të Botërorit dhe Ligës së Kampioneve. Por gjithmonë është vënë re avantazhi që Cakir i jep klubeve më të fuqishme dhe jo pak precedent prej tij janë kundër ekipeve italiane. Le të kthehemi pak pas në kohë në finalen e Berlinit, atje ku Barcelona e Mesi, Suarez dhe Neymar mundi Juventusin e Allegri në shifrat 3-1.
Kur rezultati ishte 1-1, Pogba do të rrëzohej në zonë nga Dani Alves, por nuk do të merrej asnjë vendim nga Cakir për të akorduar 11-metërsh. Por edhe në mars të vitit 2019 në përballjen mes Romës dhe Portos do të komentohej sërish pasi i mooi penalltinë e pastër skuadrës italiane pas ndërhyrjes së gabuar të Maregas ndaj Schik. As gjyqtari dhe as VAR nuk do të akordonte 11-metërshit, ndërsa Pallotta do të nxirrte disa fjalë shumë të rënda nga goja e tij për Cakir. Pra turku krijon gjithmonë polemika me vendimet që merr dhe është për t’u evituar në ndeshjet e nivelit më të lartë. /Sport Ekspres/