“E kisha personale”! Ançeloti shfryn me arbitrin pas turpërimit nga Tiraspoli: Kam 130 ndeshje në Champions, hera e parë që më ndodh me ty

Trajneri i Realit të Madridit, Ançeloti, është parë i qetë sa i përket rezultatit kundër Sherif Tiraspol. Madrilenët kanë marrë një nga humbjet më turpëruese ndaj modestëve moldav që fituan në shifrat 1-2. Kur flitet për ndeshjen, tekniku i spanjollëve nuk kërkon që të bëjë asgjë alarmante. Megjithatë nervat e tij janë shfaqur në zënkën me gjyqtarin e katërt, belgun Van Driessche.

“Ishte një çështje personale mes meje dhe tij. I thashë se ishte ndeshja ime e 130 në Champions League dhe ishte hera e parë që një arbitër i ri, i tillë, më trajtonte në atë mënyrë, aq pa respekt, Gjithsesi nuk dua të hy shumë në detaje për arbitrimin. Humbja me Sherif Tiraspol? Më shumë sesa i shqetësuar, jam i mërzitur. Ndonjëherë humbet nga fati i keq, kemi krijuar shumë raste”, tha Ançeloti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online