Prapaskenat te Polonia! Shqipëria do ta lërë pas vetes, marrëdhënie të këqija të lojtarëve me trajnerin, presin që të iki vetë për të mos i paguar dëmshpërblim

Shqipëria mund të shfrytëzojë shansin e artë për të shkuar në Europian duke lënë pas vetes një mes dy kundërshtarëve, Çekinë ose Poloninë. Për momentin polakët janë më mbrapa se kuqezinjtë në klasifikim. Duke parë formën dhe situatën me trajnerin e ri, duket se misioni për të lënë pas vetes Poloninë është më i thjeshtë se ai i Çekisë.

“WP Sportowe Fakty” ka zbuluar disa nga prapaskenat me trajnerin Santos. Sipas kësaj media, në Poloni presin që Santos ta japi vetë dorëheqjen në mënyrë që të mos i paguajnë dëmshpërblimin e kontratës. Por deri tani ish-trajneri i Portugalisë nuk ka ndërmend që ta bëjë një gjë të tillë.

Gjithashtu ekzistojnë shumë persona afër ambientit polak të futbollit dhe brenda në Federatën e Futbollit, që nuk e dëshirojnë këtë trajner. Sa i përket marrëdhënies me lojtarët, thuhet se Santos nuk ka armiq, por nga ana tjetër nuk ka asnjëfarë kimie dhe komunikimi i tyre është shumë bazik, duke u ndierë të largët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *