Prapaskenat/ Sulmuesi më i rrezikshëm i dha fund me Izraelin, arsyeja ishte edhe policia që ndërhyri në xhami

Munas Dabur ka dhënë dorëhqjen nga Kombëtarja e Izraelit. Ai është sulmuesi më i rrezikshëm i izraelitëve, por që do të mungojë në fushë kundër Shqipërisë. Lojtari i Hofenhajmit ishte kthyer në të urryerin e tifozëve bashkëkombas dhe kjo e ka zanafillën një vit më parë.

Dabur kritikoi hapur përdorimin e forcës së policiës izraelite në xhaminë Al-Aqsa. Lojtari arab i përket besimit musliman dhe nuk e toleron një veprim të tillë, duke reaguar me anë të një postimi në rrjetin social. Qendrimi i tij nuk u prit mirë nga tifozët e Izraelit, të cilët nisën ta vërshëllenin në stadium. Gjithashtu raportet e tij nuk ishin më të njëjtat as me shokët e ekipit në Kombëtare.

I gjendur në një situatë dhe ambient të tillë, Daburi vendosi të largohej përfundimisht nga Kombëtarja e Izraelit. Tërheqja e tij në këtë moment është një lajm i mirë për Shqipërinë, që do të ketë një “kërcënim” më pak në fushën e lojës në mbrëmjen e së shtunës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online