Prapaskenat në dhomën e zhveshjes pas ndërprerjes, Shezni: Le ta hedhim ne një shishe nga sipër

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë prodhoi një episode jo të hijshëm për një lojë futbolli. Takimi u ndërpre pas shënimit të golit nga Sviderski, teksa tifozët shqiptarë hodhën shishe në fushë. Lojtarët polakë iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ku kanë marrë edhe njoftimin për mbarëvajtjen e përballjes nga zyrtari i Federatës.

Në një video në kanalin e “Youtube“-it “Laczy nas swiat“ shfaqen edhe prapaskenat e kampit polak në këtë sfidë. Jakub Kviatkovski hyn në dhomën e zhveshjes dhe njofton lojtarët polakë se në rast se hidhet një tjetër shishe në fushë, atëherë ndeshja përfundon përpara kohe. Menjëherë ka ardhur edhe batuta e Sheznit, i cili me humor ka shtuar: “Ta hedhim ne një nga sipër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *