Prapaskenat e zbuluara për Ragnick, nuk e donte Maldini dhe kërkonte “diktatorin”

Kur dukej se ishte mjaft i sigurtë ardhja e Ralf Ragnick tek Milani, gjithçka ka ndryshuar ditën e djeshme, ku u zyrtarizua dhe rinovimi i Stefano Piolit në krye të pankinës deri në 2020. Arsyeja kryesore sipas drejtuesve të klubit ishte puna mjaft e mirë e bërë nga italiani pas periudhës së karantinës, duke i siguruar matematikisht vendin në Europë skuadrës së tij.

Sipas gazetarit kryesor të gazetës së njohur gjermane “Bild”, Christian Falk ,motivi kryesor i mosardhjes së Ragnick tek Milani ishte pushteti absolut që ai kërkonte në momentin që do të fillonte aventurën e re me kuqezinjtë. “Ne e dinim që ai po hezitonte të nënshkruante kontratën. Kështu që lajmi nuk është aq befasues për ne. Para bisedimeve me Milanin, qëllimi i Rangnick ishte Premier League dhe mendoj se akoma është.

Rangnick kërkonte kontroll të plotë në klub. Kritikat e mëdha që mori, veçanërisht nga Maldini e bëri atë të reflektojë nëse vërtet ai mund të zbatonte idetë e tij. Ai gjithashtu nuk ishte i kënaqur me nënshkrimin e lojtarëve që nuk donte. Në mënyrë të veçantë, ai nuk e donte Simon Kjaer.”- u shpreh Christian Falk. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *