VIDEO/ Paul Pogba bën rolin e portierit në zonë, plasin ironitë në rrjetet sociale: Më i mirë se De Gea

Paul Pogba shkaktoi një penallti ditën e sotme në përballjen ndaj West Ham duke i hequr mundësinë e tre pikëve, Manchester United ndërsa takimi përfundoi 1-1. Në fund të pjesës së parë pas një goditje nga jashtë zone, francezi e ka kapur me të dyja duart topin, e cila të ngjason me pritjet e një portieri. Ky fakt ka shkaktuar shumë inat tek tifozët e Manchester United, të cilët e kanë akuzuar për perfomancë mjaft të dobët në këtë ndeshje.

Disa nga komentet kanë qënë mjaft komike, ku disa prej tyre ironizonin edhe portierin e “djajëve të kuq”, me mbishkrimin : “Pritje më e bukur sesa e De Geas në të gjithë sezonin”, ndërsa tjetri shkruan: ” De Gea ka qenë aq i dobët këto javët e fundit, sa Pogbas iu desh të merrte kontrollin me duart e tij”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online