Tirana vjet afroi disa lojtarë afrikanë, mes tyre edhe qendërmbrojtësi nigerian Oriji Kalu. Klubi bardheblu njoftoi largimin dy javë pasi ishte nënshkruar kontrata. Asokohe thuhej se lojtari kishte kërkuar largimin për arsye familjare.
“Mbrojtësi nigerian Oriji Kalu ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria për arsye familjare. KF Tirana, duke e mirëkuptuar futbollistin, ka lejuar zgjidhjen e marrëveshjes se firmosur ne 31 gusht. Kalu nuk do te jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ri. KF Tirana i uron suksese në të ardhmen”, thuhej në njoftimin e Tiranës.
Por, nëse kontrollon për lojtarin në fjalë, në “transfermarkt.com” thuhet se për kartonin e tij janë paguar jo pak, por 40 mijë euro nga marokenët e Mouloudia d’Oujda. Si është e vërteta, vetëm palët mund ta sqarojnë.
https://www.facebook.com/kftirana.al/photos/a.1419032635019521/1922774237978689/?type=3&theater