Prapaskena/ 2 oferta dhe 3 interesime për talentin e madh të Shqipërisë, edhe Atalanta pas Armando Dobrës

Nga Klaudio Ndreca

Armando Dobra është lojtari i talentuar dhe me prespektivën më të madhe tek të rinjtë e Shqipërisë në llojin e tij. Ose për të qenë më të saktë, në stilin sesi sillet në fushë nuk e ka një të dytë ky futbollist.

Dëshira e madhe dhe ajo që bën gjithmonë është turpërimi i kundërshtarit me driblime, agresiviteti i madh për topat e rikuperuar dhe një shpejtësi për t’u admiruar në aksionet sulmuese.

Pra Dobra i afrohet etiketimit të një “Mesi shqiptar”. Aktualisht është pjesë e Ipswich, mes ekipit të parë dhe të rinjëve. Një kontratë të re ka firmosur me këtë skuadër për 3 vite, ndërsa mediat angleze zbulojnë edhe disa prapaskena.

Dy oferta nga Brighton kishte refuzuar Ipswich në janar për 19 vjeçarin, ndërsa Lidsi, Southempton dhe Atalanta janë skuadrat e tjera që e kanë në vëzhgim dhe ishin të interesuara. Dobra është pjesë e të rinjëve të Shqipërisë, ndërsa e vetmja pikë ku duhet të punojë ende është loja në grup, pasi tërhiqet shumë nga zgjidhjet individuale. /Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online