Prapa Superligës Europiane fshihej dora e FIFA-s, prestigjozja amerikane zbulon detajet

Superliga Europiane rezultoi një projekt që mbeti i tillë vetëm në letër, teksa e gjithë bota e futbollit u mobilizua për ta shuar ende pa nisur. Por detajet e fundit të zbuluara nga “Neë York Times“, nxjerrin në dritë disa të fshehta që deri më tani ishin mbajtur sekret.

Prapa Superligës fshihej dora e FIFA-s, e cila duket se ka ditur gjithçka qysh nga fillimi dhe kishte dhënë miratimin për ta vënë në jetë një ide të tillë. Në dokumentat e gjendura në dorën e prestigjozes amerikane, organizata më e lartë e futbollit botëror gjendej e përfshirë në këtë projekt dhe etiketohej me një emër të koduar.

Gjithashtu të 12 klubet nismëtare do të mund të merrnin pjesë në Kupën e Re të Botës për Klube, që ishte një ide e kërkuar me ngulm nga vetë presidenti Infantino. Megjthatë duke parë reagimin e ashpër të tifozëve, FIFA ka ndërruar krah duke mbështetur UEFA-n dhe duke kërkuar shuarjen e kësaj Superlige Europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *