Tomas Myler ka zbuluar më tepër rreth mentalitetit gjerman. Futbollisti i Bajernit të Mynihut tregon se atij dhe bashkëkombasve të tij u mësohet që të vegjël që të mos besojnë te superyjet. Një arsye kjo që sipas tij gjermanët nuk fitojnë Topin e Artë, por nga ana tjetër Kombëtarja numëron plot 4 Kupa Bote të fituara.
“Ne në Gjermani nuk besojmë te superyjet. Na është thënë që të vegjël të funksionojmë si ekip, jo të shkëlqejmë si individë. Kjo është pikërisht arsyeja pse nuk do të shihni shumë gjermanë që fitojnë Topin e Artë, por kjo është arsyeja pse ne kemi katër yje në fanellë”, ka thënë Tomas Myler./Sport Ekspres/