“Prandaj nuk do të ma thojë emrin“, boksieri irlandez i shpall luf.të Florian Markut: Do i jepja leksione

Florian Marku mori një fitore me vendim unanim kundër Parras pak ditë më parë, që më pas solli edhe shumë debate. Kjo për shkak se kishte persona që mendonin se meksikani meritonte të dilte triumfues nga ringu në “Air Albania”. Florian Marku ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Tëitter“, ku kërkon një mendim se me cilin kundërshtar dëshirojnë tifozët ta shohin brenda litarëve.

Mes komenteve lexohet edhe një ftesë e hapur nga Tyrone McKenna. “Ti tashmë e di përgjigjen time nëse më vjen oferta. Në vendlindjen time, në vendlindjen time ose në Angli, nuk më intereson”. Ndërkohë, më vonë boksieri irlandez ka bërë edhe një replikë me një tifoz që i shkruan se do i jepte leksione Markut. “Unë 100% do e bëja… por ai e di, prandaj as që nuk do të ma thojë emrin”, ka shkruar Tyrone McKenna./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *