Post Molde-Laçi/ Prenga premton 200%, norvegjezët ende me këmbë në tokë!

Një dorëzim pa kushte. Norvegjia ka qenë shumë “e ftohtë” edhe në një periudhë vere për Laçin e Prengës, që ka kapitulluar 3-0 në fushën e Moldes. Pas ndeshjes, trajneri i kurbinasve, për “RBNET.NO”, ka analizuar shkurtimisht humbjen: “Në fillim dua të përgëzoj Solskjaer për fitoren e arritur. Së dyti, jam i zhgënjyer nga ky rezultat, pasi e kishim përgatitur krejt ndryshe këtë takim. A kemi shanse? Di të them që në Shqipëri do të jetë një tjetër ndeshje dhe duke njohur djemtë, do të luftojmë deri në fund, duke dhënë 200%”.

Sakaq, ka folur edhe trajneri i Moldes, Ole Gunar Solskjaer, duke qëndruar me këmbë në tokë: “Nuk ka përfunduar ende asgjë, deri sa të jetë mbyllur edhe ndeshja e dytë. Sigurisht, jam i kënaqur nga djemtë pasi bënë gjithçka i kisha kërkuar. Në Shqipëri duhet të shkojmë dhe bëjmë punën tonë. Uroj që në ndeshjen e dytë të ruajmë portën e paprekur, ashtu si edhe sot”.

Pas ndeshjes ka folur edhe sulmuesi Haland, duke u shprehur: “Është një start i shkëlqyer, por duhet ta marrim shumë seriozisht ndeshjen e kthimit. Është e kotë të relaksohemi, sepse nuk mund të quhet e mbyllur pa u luajtur 90 minutat e kthimit”.

Golat e ndeshjes Laçi-Molde on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online