Portugalia thyen Zvicrën, edhe Franca në Botëror

Ndeshja e mbrëmjes luhej në Da Luz, ku Portugalia luante një finale të madhe kundër Zvicrës. Fitorja çonte Portugalinë në Kupën e Botës, ndërsa një pikë i mjaftonte Zvicrës, që deri tani kishte fituar çdo ndeshje kualifikuese të këtij edicioni. Në një grup mediokër, diferencën e bëri golaverazhi, sepse Portugalia fitoi me meritë 2-0 sot (autogol nga Xhuru në pjesën e parë dhe Andre Silva në të dytën), duke shkuar në Botëror për shkak të diferencës më të mirë të golave, një rregull abstrakt i FIFA-s.

Ndërkaq, nuk gaboi as Franca, që e pati të lehtë ndaj Bjellorusisë, edhe pse u mjaftua me një fitore 2-1, me gola nga Grizman e Zhiru në pjesën e parë. E para e grupit të vet, Franca shkon në Botëror, ndërsa Suedia shkon në play-off, sepse u mund vetëm 2-0 në Holandë, aty ku Tulipanët duhej të fitonin 7-0. Sërish, rregullorja e FIFA-s shkatërron gjithçka, pasi nuk është e ndershme që Suedia të shkojë në play-off vetëm se shkatërroi 8-0 Luksemburgun fundjavën e shkuar, ndërsa nuk e ka mundur dot Holandën në dy përballjet direkte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online