Portieri shqiptar zëvendëson me sukses Trapp-in, shkëlqen mes shtyllave të Eintracht Frankfurtit

Eintracht Frankfurti ka luajtur sot ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Bundesligës gjermane. Ekipet u ndanë në barazim 1-1, duke u larguar me nga një pikë nga stadiumi. Titullar nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Diant Ramajn.

Portieri 21-vjeçar luan ndeshjen e tij të parë për këtë sezon me Frankfurtin, si dhe të dytën në karrierë me këtë skuadër. Trapp ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe mes shtyllave u vendos Ramaj. Ky i fundit arrin ta zëvendësojë me sukses gardianin e njohur gjerman, teksa është vlerësuar me notën 7.2 nga “Sofascore”, nota e dytë më e lartë në radhët e Eintracht Frankfurtit.

Ramaj ka pritur 5 goditje në portë të kundërshtarit dhe ka shfaqur siguri në portë. Klubi gjerman po tregon besim ndaj portierëve të rinj, çka duhet të mbushë me shpresë edhe Simon Simonin, i cili u transferua te Eintracht-i këtë muaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online