Portieri shqiptar përfundon në radarët e klubit anglez, në bisedime me Manchester City-n

Arijanet Muriçi është kthyer përsëri në radhët e Manchester City-t pas përfundinit të huazimit të tij. Por e ardhmja do e gjejë përsëri larg “qytetarëve”, pasi nuk bën pjesë në planet e Guardiolës. David Ornstein bën me dije se gardiani i përfaqësueses së Kosovës ka rënë në radarët e Burnley-t.

Klubi anglez u rendit i 18-i sezonin që shkoi në Premier League dhe edicioni i radhës e gjen në Championship. Një ligë ku synojnë të qendrojnë vetëm një vit, pasi do të provojnë ngjitjen përsëri në elitë. Bisedimet mes palëve kanë nisur, por ende nuk ka asgjë konkrete.

“Burnley po punon për marrëveshjen për të nënshkruar me portierin e Manchester City-t, Arijanet Muriçin. Ende nuk ka marrëveshje, por Burnley ka shprehur interesim që dialogu për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës të vazhdojë. Adana Demirspor është gjithashtu e interesuar për 23-vjeçarin pas huazimit sezonin e kaluar”, raporton gazetari i “The Athletic”, David Ornstein./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online