Argjentina do të luajë të dielën ndeshjen më të rëndëshme. Në finale të Kupës së Botës do të kërkojë me çdo kusht trofeun që i mungon prej vitesh. Bardhekaltrit mposhtën pastër 3-0 Kroacinë dhe besimi në këtë përballje ishte mjaft i madh te lojtarët.
Portieri Martinez ua ka bërë të qartë shokëve të skuadrës gjatë kohës që gjendeshin në tunelin për te dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë se kroatëve do u duhej fillimisht ta vr.isnin për të shënuar gol.
“Porta do të jetë e paprekur, djema. Ata do të duhet të më vr.asin për të shënuar një gol. Ne nuk do të hedhim poshtë asgjë, nuk japim asgjë”, ka thënë Emiliano Martinezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/