Portier katastrofë, Liverpuli në tapet dhe hegjemoni e Realit

Edhe këtë radhë ëndrra e Jyrgen Klopit për një trofe është shuar në finale. Trajneri gjerman është i mallkuar, sepse gjithnjë mundet në finale dhe sot nuk pati asgjë në favor.

U dëmtua Salah që në pjesën e parë dhe aty ndeshja ndryshoi totalisht fytyrë, me Realin që nisi të dominonte dhe më pas të shkonte drejt titullit të tretë rresht në Champions League.

Golin e parë e shënoi Benzema, por më mirë t’i jepet autorësia portierit Karius. Një gol absurd, sepse Karius e kishte topin në zotërim dhe tentoi t’ia pasonte me duar një shoku të skuadrës, por Benzema ishte në trajektore dhe shënoi golin më të çuditshëm në historinë e finaleve në Champions.

Është goli i parë në një finale në Champions për sulmuesin francez, ndërsa Liverpuli duket në tapet që kur u dëmtua Salah.

Në minutën e 61-të Bejl u fut në vend të Iskos dhe 3 minuta më vonë shënoi golin e karrierës, me një roveshatë të pabesueshme, duke ia kaluar Ronaldos ndaj Juventusit!

Loris Karius u bë heroi i finales së Ligës së Kampioneve, por për… Realin e Madridit! Pasi i dhuroi golin e parë të ndeshjes Karim Bezemasë, portieri gjerman pësoi një gol qesharak në minutën e 85-të, sepse një gjuajtje nga distanca e Geret Bejlit, krejt e thjeshtë për t’u ndalur, i shkau nga duart dhe përfundoi në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *