Porta e Shqipërisë numëron 0 minuta, Liga e Kombeve është shansi për të ndezur sezonin

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar në kompleksin Tropikal, ku po përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Izraelit. Një sfidë mjaft e rëndësishme për objektivin e vendosur në fillim të edicionit. Fati nuk ka qenë me kuqezinjtë, teksa titullarët e mbrojtjes mungojnë për shkak të dëmtimeve. Por situata nuk paraqitet e mirë as në portë, ku edhe pse gardianët gëzojnë shëndet të plotë, shfaqet një tjetër problematikë.

Tomas Strakosha dhe Etrit Berisha numërojnë 0 miuta në fushë këtë fillim sezoni. I pari po merr kohën e vetë për tu përshtatur me ekipin e rij, Brentfordin, ndërsa Berisha ka humbur vendin e titullarit me Milinkoviç-Saviçin. Por Liga e Kombëve vjen edhe si një barkë shpëtimi për ta. Në të njëjtën situatë të ndodhur edhe sezonin e shkuar, paraqitjet me Kombëtaren i dhanë një rrjedhë tjeër edhe ecurisë së dy gardianëve shqiptarë në klubet respektive. Ky është shansi i Berishës dhe Strakoshës për të ndezur sezonin e tyre. Në rast se do të paraqiten pozitivisht në sfidat kundër Izraelit dhe Islandës, ndoshta do të krijohen edhe hapësirat e duhura në klub për të kërcyer mes shtyllave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online