E FUNDIT/ “Lojtarët të marrin përgjegjësi, Izraelit ia dhuruam ne”! Veseli tregon se nuk do ndihet mungesa e Gjimshitit dhe Kumbullës: Nuk është hera e parë

Shqipëria do të përballet ndaj Izraelit dhe Islandës në dy takimet e fundit të Ligës së Kombeve. Objektivi i kuqezinjëve mbetet vendi i parë, ndërsa fitorja me Izraelin është e detyrueshme për të kaluar më tej. Në konferencën për shtyp në ditën e sotme gjendeshin Sokol Cikalleshi dhe Frederik Veseli. Mbrojtësi u shpreh se mungesa e Gjimshitit dhe Kumbullës nuk do të ndihet shumë në ekip, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe më herët.

“Gjimshiti dhe Kumbulla janë të rëndësishëm për ne. Por gjithmonë kanë munguar, ose ata të dy ose ne të tjerët. Ne nuk i japim shumë rëndësi lojtarit individual, por grupit. Po mundohemi që të jemi në nivel të mirë në aspektin mbrojtës si skuadër. Unë ndihem më mirë në qendër, por edhe në krahë mund të luaj, i kam aftësitë fizike. Ne luajtëm mirë me Izraelin në ndeshjen e parë, por gabuam në disa aspekte dhe ia dhuruam atyre. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për këtë. Izraeli nuk bëri asgjë spektakolare për të na mundur”, tha Veseli. /Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online