Porta e Lacios boshatiset në fund të sezonit, Tare kërkon portierin që i preu ëndrrën e Europianit Mbapesë

Lacio do të gjendet në një situatë të vështirë verën e ardhshme. Kontratat e Strakoshës dhe Pepe Reinës përfundojnë në qershor, megjitëse për spanjollin ekziston një klauzolë rinovimi në rast kualifikimi në Europë. Duke qenë se porta bardhekaltër rrezikon të boshatiset, Igli Tare kë nisur punën për të gjetur gardianin e duhur për skuadrën e tij.

Drejtori sportiv shqiptar ka rënë në gjurmët e Jan Zomer. 33-vjeçari prej vitit 2014 ruan portën e Borusias së Monshengladbahut, si dhe është portieri i parë i Kombëtares së Zvicrës. Me helvetët Zomer shkëlqeu në Europianin e kaluar, teksa ishte vendimtar me pritjet e tij. Madje ishte pikërisht ai personi që i preu ëndrrën Kilian Mbapesë në Euro2020, duke pritur penalltinë dhe duke eliminuar kështu Francën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online