Ndalimi i vizës së tenistit të njohur botëror, Novak Djokoviç bëri mjaft bujë në rrjetet sociale. Çështja e serbit mori më shumë vëmendje se vetë eventi “Australia Open” që zhvillohet në Australi.
I pyetur në një intervistë, tenisti spanjoll, Rafael Nadal, i cili është dhe favorit për ta fituar “Australia Open”, deklaroi se diskutimet mbi Djokoviç duhet të mbyllen, pasi askush nuk është më i madh se sporti i tenisit.
“Sinqerisht, jam i lodhur nga kjo situatë. ‘Australian Open’ është shumë më i rëndësishëm se çdo tenist. Nëse ai luan përfundimisht, në rregull. Nëse ai nuk luan, ‘Australian Open’ do të jetë një turnament i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im.”- tha Rafael Nadal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/